Aktualitet

Vrasja e 62-vjeçarit në Prishtinë/ Autori i dyshuar dhe i plagosuri kishin probleme me njëri-tjetrin në Spanjë, të dy kishin pak ditë që ishin kthyer në Kosovë

Fillimisht u raportua për dy persona të plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

26 Mars 2025, 14:06 Nga N.F
Vrasja e 62-vjeçarit në Prishtinë/ Autori i dyshuar dhe i
Viktima

PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit Naser Gashi në Prishtinë. Mediat në Kosovë raportojnë se autori i dyshuari Alban Gashi dhe i plagosuri tjetër nga të shtënat, Miftar Miftari kanë pasur disa probleme me njëri-tjetrin në Spanjë. Më tej bëhet me dije se ata të dy kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Kosovë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Fillimisht u raportua për dy persona të plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Viktima përveç plagëve me armë dyshohet se ai kishte edhe një therje me thikë në gjoks. I plagosuri Miftar Miftari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Autor i dyshuar për rastin është Alban Gashi. Ndërkohë raportohet se shtëpia e të dyshuarit është duke u bastisur.

 

vrasja e 62-vjeçarit në prishtinë

Sondazh

Poll