26 Mars 2025, 19:32
Nga M.B
Bujar Spahiu
TIRANA- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Kadrit. Spahiu thotë se kjo natë është një nga më të rëndësishmet e vitit, ku sipas Kuranit, ajo është më e vlefshme se një mijë muaj adhurim.
Ai uroi që kjo natë të sjellë mëshirë dhe falje hyjnore për të gjithë, ndërsa i ftoi besimtarët të shfrytëzojnë bekimet e saj me adhurim dhe përkushtim. Gjithashtu kreu i KMSH-së theksoi rëndësinë e lutjeve dhe adhurimit në këtë natë.
Mesazhi i plotë:
Bismilahi-r-Rrahmani-r-Rrahim
Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra,
Jemi në pragun e një nate të veçantë, një nate që Allahu i Madhëruar e ka dalluar mbi të gjitha netët e vitit. Është Nata e Kadrit, nata që Allahu e përshkruan në Kuran me fjalët: "Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E çfarë të bëri ty ta dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj!" (El-Kadr: 1-3)
Nata e Kadrit është nata e mëshirës dhe faljes hyjnore. Është nata kur filloi zbritja e Kuranit Famëlartë, si udhëzim për njerëzimin. Një natë që vlen më shumë se një mijë muaj, apo më shumë se 83 vite adhurim. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) na ka mësuar se: "Kush e fal Natën e Kadrit me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet e kaluara." (Buhariu dhe Muslimi)
Në këtë natë, meleku Xhibril, së bashku me engjëjt e tjerë, zbresin me lejen e Zotit për të përcaktuar çështjet e njerëzve. Zoti na thotë në Kuran: "Melekët dhe Shpirti (Xhibrili) zbresin në të me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo është paqe deri në agim." (El-Kadr: 4-5)
Prandaj, kjo është një mundësi e artë për secilin prej nesh që të shtojë adhurimet, të falet me përulësi, të bëjë dua me sinqeritet dhe të kërkojë faljen e mëkateve. Aishja (radijAllahu anha) e pyeti Profetin (paqja qoftë mbi të):
"O i Dërguari i Allahut! Nëse e di se cila është Nata e Kadrit, çfarë duaje duhet të bëj?" Ai iu përgjigj: "Thuaj: Allahumme inneke Afuvvun, tuhibbul-afve, fa’fu anni" (O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, më fal mua). (Tirmidhiu)
Në këtë natë, le të përkushtohemi në lutje për familjet tona, për vëllezërit dhe motrat tona në besim, për paqen dhe begatinë në vendin tonë dhe për mbarësinë e gjithë njerëzimit. Zoti i Madhëruar na e pranoftë adhurimin dhe lutjet tona dhe na dhëntë mundësinë të shfrytëzojmë begatitë e kësaj nate të bekuar.
nata e kadrit
Aktualitet
26 Mars 2025, 19:13
B.Z
Ilir Alimehmeti
TIRANË - Mjeku, Ilir Alimehmeti ka folur këtë të mërkurë mbi çështjen e Onkologjikut ku shumë...
Aktualitet
26 Mars 2025, 18:26
B.Z
Foto ilustruese
ITALI - Një operacion i karabinierëve të Fermos çon në kapjen e një 36-vjeçari shqiptar, i dënu...
Aktualitet
26 Mars 2025, 18:19
A.Ll
Hadja Lahbib, komisionerja evropiane
BE - Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të jenë të përg...
Aktualitet
26 Mars 2025, 18:02
B.Z
Pamje nga protesta
VELIPOJË - Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë, kanë dalë në protestë paraditen e kës...
Aktualitet
26 Mars 2025, 16:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa d&...
Aktualitet
26 Mars 2025, 16:00
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën...
Aktualitet
26 Mars 2025, 15:17
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Etleva* ishte vetëm 20 vjeç kur u diagnostikua me një sëmundje autoimunitare të pashërueshme ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 14:06
N.F
Viktima
PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit Naser Gashi në Prishtinë. Medi...
Aktualitet
26 Mars 2025, 13:47
N.F
Protesta
PRISHTINË- Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çm...
Aktualitet
26 Mars 2025, 13:31
N.F
Autobusi
DURRËS- Dy shoferë të një autobusi janë vënë në pranga ditën e sotme në Portin e Durrësit. ...