Aktualitet

Onkologjiku/ Mjeku Alimehmeti: Buxheti në shëndetësi minimalist! Me pagesat e 10 muajve të koncesionit të sterilizimit, spitalet do kishin pajisjen e radioterapisë...

Alimehmeti u shpreh se, buxheti në shëndetësi është sipas tij minimalist. Alimehmeti thotë se nëse do të shpenzoheshin vetëm pagesat e 10 muajve të vitit 2025 për koncesionin e sterilizimit, 11 spitale të vendit do të pajiseshin me pajisjen e rrezeve, atë të radioterapisë.

26 Mars 2025, 19:13 Nga B.Z
Onkologjiku/ Mjeku Alimehmeti: Buxheti në shëndetësi minimalist!
Ilir Alimehmeti

TIRANË - Mjeku, Ilir Alimehmeti ka folur këtë të mërkurë mbi çështjen e Onkologjikut ku shumë pacientë po përballen me mungesën e medikamenteve jetëshpëtuese dhe pajisjet e duhura për trajtimin e sëmundjeve. I ftuar në në ‘Task Force' në Syri TV, Alimehmeti u shpreh se, buxheti në shëndetësi është sipas tij minimalist.

Alimehmeti thotë se nëse do të shpenzoheshin vetëm pagesat e 10 muajve të vitit 2025 për koncesionin e sterilizimit, 11 spitale të vendit do të pajiseshin me pajisjen e rrezeve, atë të radioterapisë.

‘Tek onkologjiku, mungesë investimi dhe mungesë parash është, sepse hedh pak para. Buxheti në shëndetësi është minimalist, e ka premtuar 5% në 2013, sot është 2.9%, pas 12 vitesh. Grupi parlamentar i PD-së e ka kërkuar me amendament që në 2025 të bëhej buxheti 5%, por PS votoi kundër premtimit të vet.

Serbia e 8.8% të buxhetit, Kosova e ka 3.5% të buxhetit për shëndetësinë. Pajisja më e shtrenjtë, më e mira e radioterapisë kushton 1.5 milionë euro, që bën trajtimin me rreze.

Ne kemi 1 në QSUT dhe 11 spitale rajonale janë bosh. Ne e kemi synimin ta çojmë shëndetësinë te pacienti, e jo pacientin te shëndetësia, se pacienti sëmuret në Korçë, Vlorë, Shkodër e Kukës. 11 pajisje të tilla bëjnë 16.5 milionë euro, me pajisjen më të shtrenjtë të mundshme.

Vetëm për koncesionin e sterilizimit, vetëm për vitin 2025, japim 19 mln euro. Vetëm me 10 muaj të vetëm prej 1 prej koncesioneve ne do të kishim pajisur të gjitha spitalet e Shqipërisë me pajisjen e radioterapisë’, u shpreh Alimehmeti.

mjeku ilir alimehmeti onkologjiku

Sondazh

Poll