Bota

Ekrem Imamoglu në burg/ Zgjidhet kryebashkiaku i përkohshëm i Stambollit, kush është Nuri Aslan?

Kryetari i përkohshëm do të drejtojë qytetin për pjesën e mbetur të mandatit të Imamoglu, ndërsa ai pret gjykimin e tij.

26 Mars 2025, 14:41 Nga N.F
Ekrem Imamoglu në burg/ Zgjidhet kryebashkiaku i përkohshëm i
Nuri Aslan dhe Ekrem Imamoglu

TURQI- Nuri Aslan u zgjodh sot kryebashkiak i përkohshëm i Stambollit për të zëvendësuar Ekrem Imamoglu. Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) u zgjodh në detyrë me një votim i cili kërkonte një shumicë të thjeshtë.

Ky zëvëndësim ishte i domosdoshëm pas burgosjes së Imamoglut, i cili akuzohet për korrupsion. Kryetari i përkohshëm do të drejtojë qytetin për pjesën e mbetur të mandatit të Imamoglu, ndërsa ai pret gjykimin e tij.

Kush është Nuri Aslan?

Nuri Aslan ka lindur në vitin 1969 në Sivas, Turqi. Ai studioi në Universitetin Teknik Yildiz, ku u diplomua në fakultetin e inxhinierisë për arkitekturë detare dhe inxhinieri mekanike. Pas përfundimit të studimeve, ai filloi një karrierë në sektorin privat, duke shërbyer në fund si drejtor i përgjithshëm i një kompanie private.

Në prill 2024, ai u zgjodh nënkryetar i parë i Bashkisë Metropolitane të Stambollit me 184 vota, duke mundur kandidatin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Ahmet Bilal Kıgmaz, i cili mori 129 vota. Eksperienca e Aslanit në pushtetin vendor dhe organizata të ndryshme qytetare – së bashku me marrëdhënien e ngushtë që mban me kryebashkiakun e arrestuar – e bën atë një figurë kyçe në këtë periudhë tranzicioni.

nuri aslan ekrem imamoglu

Sondazh

Poll