Bota

Komisioni Evropian: Plani strategjik i gatishmërisë së BE-së është në fuqi! Qytetarët të mbajnë furnizime të mjaftueshme për të paktën 72 orë në rast emergjence

Sipas Komisionit, Bashkimi Evropian po përgatitet për rreziqe të tilla si fatkeqësitë natyrore, sulmet kibernetike dhe krizat gjeopolitike, duke përfshirë rastin e një sulmi të armatosur kundër vendeve në bllokun evropian.

26 Mars 2025, 13:08 Nga N.F
Komisioni Evropian: Plani strategjik i gatishmërisë së BE-së
Foto ilustruese

EVROPË- Komisioni Evropian po zbaton Strategjinë e re të BE-së për Përgatitjen e Bashkimit. Komisioni njoftoi se Evropa duhet të forcojë grumbullimin e pajisjeve jetike dhe të inkurajojë qytetarët që të mbajnë furnizime të mjaftueshme për të paktën 72 orë në rast emergjence.

Sipas Komisionit, Bashkimi Evropian po përgatitet për rreziqe të tilla si fatkeqësitë natyrore, sulmet kibernetike dhe krizat gjeopolitike, duke përfshirë rastin e një sulmi të armatosur kundër vendeve në bllokun evropian.

"Familjet që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet duhet të dinë se çfarë të bëjnë kur nivelet e ujit rriten. Sistemet e paralajmërimit të hershëm mund të parandalojnë humbjen e kohës së vlefshme në zonat e prekura nga zjarret," shpjegoi në një deklaratë presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Strategjia fokusohet në përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, duke siguruar vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve thelbësore si kujdesi shëndetësor dhe ndihma për qytetarët

ke be

Sondazh

Poll