Politike

Paketa e Maleve/ Gonxhja: Zonat e thella kanë potencial për turizmin, nuk mund të presim procesin e zgjidhjes së pronësisë

Gjatë fjalës së tij, Gonxhja theksoi se kjo paketë i jep një shtysë turizmit në vend, ku përveç atij bregdetar, do të rritet dhe turizmi malor.

26 Mars 2025, 12:55 Nga I.A
Paketa e Maleve/ Gonxhja: Zonat e thella kanë potencial për turizmin,
Takimi

SHKODËR- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ka prezantuar ditën e sotme Paketën e Maleve në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Gonxhja theksoi se kjo paketë i jep një shtysë turizmit në vend, ku përveç atij bregdetar, do të rritet dhe turizmi malor.

Më tej në fjalën e tij, Gonxhja tha se zonat e thella kanë potencial për turizmin dhe se për këtë nuk mund të vazhdojnë që të presin procesin e zgjidhjes për titujt e pronësisë. 

"Më duket sikur kam një muaj, jo një vit në detyrë nga ritmi i kryeministrit dhe presioni pozitiv që ditën e parë për Paketën e Maleve. Duhet të theksoj se kush na çon te vullneti për të patur një zgjidhje, bazuar edhe me shembullin e kontratës 1 euro për asetet publike, që nga viti 2016 e këtej kanë gjeneruar në buxhetin e shtetit 5 miliardë euro në investime nga privati.

Sytë tona janë te ekonomia e maleve dhe pyjeve. Nuk duhet të kemi komplekse për pyjet. Nuk flitet për të prerë pyjet, por për të përpunuar dhe rritur. Në këtë aspekt jemi shimë mbrapa. Gjithashtu për t’i dhënë një alternativë ekonomisë, asaj që kemi kryesore, turizmi bregdetar, duke e çuar turizmin përtej brigjeve, në zona më të thella, në kuptimin edhe të largësisë. Zonat kanë një potencial ekonomik shumë të fortë. Kanë një potencial të fortë punësim, për turizmin, investime dhe nuk mund të prisnim një proces gradual të zgjidhjes së çështjes së titujve të pronësisë," tha Gonxhja.

blendi gonxhja

Sondazh

Poll