Politike

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri italian Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit

Renzi raportohet se ka mbërritur në Gjader prej 60 minutash dhe vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane.

26 Mars 2025, 12:36 Nga N.F
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri
Foto ilustruese

LEZHË- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ditën e sotme ka udhëtuar drejt qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Renzi raportohet se ka mbërritur në Gjader prej 60 minutash dhe vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane. Gjykata italiane vendosi ti japë të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Gjithashtu Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi. Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

kampi i gjadrit

Sondazh

Poll