Bota

Trump: Kam diskutuar për një kompensimin monetar për protestuesit e Kapitolit që u ndoqën penalisht!

Trump tha se tashmë është kujdesur për mbështetësit e tij që tentuan të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve 2020, duke shtuar se skenari që ata të marrin një formë kompensimi financiar është “diskutuar” nga zyrtarë në administratën e tij.

26 Mars 2025, 09:55 Nga N.F
Trump: Kam diskutuar për një kompensimin monetar për protestuesit
Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se nuk po përjashton mundësinë e kompensimit financiar të të pandehurve që u ndoqën penalisht për pjesëmarrje në trazirat e Kapitolit të vitit 2021. Trump tha se tashmë është kujdesur për mbështetësit e tij që tentuan të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve 2020, duke shtuar se skenari që ata të marrin një formë kompensimi financiar është “diskutuar” nga zyrtarë në administratën e tij.

“Shumë nga ata që janë në qeveri sot po flasin për këtë sepse vërtet simpatizojnë këtë grup njerëzish”, tha ai, duke iu referuar të pandehurve të 6 janarit, të cilët i cilësoi si protestues që vepruan në mënyrë paqësore dhe patriotike.

Disa nga të pandehurit e liruar dhe mbështetësit e tyre, si Ed Martin të cilin Trump e emëroi si prokurorin më të lartë federal në Uashington kanë kërkuar prej kohësh që të jepet kompensim për ata që kaluan kohë në burg.

Trump gjithashtu e përshkroi veten si një "fans i madh" i Ashley Babbitt, e cila u qëllua dhe u vra nga një oficer i policisë së Kapitolit, ndërsa ajo u përpoq të hynte në ndërtesë nga një dritare e thyer.

"Ashley Babbitt ishte një person shumë i mirë, ajo ishte një mbështetëse e fortë e MAGA-s dhe meje. Ajo qëndroi aty e pafajshme - madje thonë se po përpiqej të frenonte turmën. Dhe një burrë bëri të paimagjinueshmen dhe e qëlloi atë," tha Trump.

trump

Sondazh

Poll