Bota

Agjencitë e inteligjencës amerikane: Kina është kërcënimi kryesor ushtarak për SHBA-në!

Ky raport i paklasifikuar paraqet një pamje të pikëpamjeve të përbashkëta të agjencive kyçe të inteligjencës amerikane mbi rreziqet që i paraqesin SHBA-së nga vendet e huaja dhe organizatat kriminale.

26 Mars 2025, 10:31 Nga N.F
Agjencitë e inteligjencës amerikane: Kina është
Foto ilustruese

SHBA- Sipas një raporti të agjencive të inteligjencës amerikane të publikuar të martën Kina është kërcënimi kryesor për interesat e SHBA në nivel global. Sipas këtij dokumenti "presioni" i Kinës mbi Tajvanin dhe  operacionet masive kibernetike kundër objektivave amerikanë janë tregues të kërcënimeve ndaj sigurisë së SHBA.

Ky raport i paklasifikuar paraqet një pamje të pikëpamjeve të përbashkëta të agjencive kyçe të inteligjencës amerikane mbi rreziqet që i paraqesin SHBA-së nga vendet e huaja dhe organizatat kriminale.

Drejtorit të inteligjencës amerikane, Tulsi Gabbard tha se Pekini është faktori që kërcënon më shumë interesat e SHBA në nivel global. Dje, gjatë seancës së saj në Senat, Tulsi Gabbard deklaroi se Kina është konkurrenti i tyre strategjik më i fuqishëm.

Sipas raportit, Pekini do të vazhdojë të zhvillojë aktivitetet e tij të dëmshme, shtrënguese dhe subversive të ndikimit me synimin për të dobësuar Shtetet e Bashkuara brenda dhe jashtë vendit. Agjencitë e inteligjencës amerikane paralajmërojnë gjithashtu se Pekini do të përpiqet të kundërshtojë atë që e sheh si një "fushatë të orkestruar (nga Uashingtoni) për të njollosur marrëdhëniet ndërkombëtare të Kinës dhe për të përmbysur" Partinë Komuniste Kineze.

kina shba

Sondazh

Poll