Aktualitet

"I bëjnë të luftojë për jetën..."/ Stafa: Problemet në shëndetësinë shqiptare janë një dramë e frikshme njerëzore

Stafa tha se problemet në shendetësinë shqipëtare është kthyer në një dramë të frikshme njerëzore.

25 Mars 2025, 21:41 Nga E. D
"I bëjnë të luftojë për jetën..."/
Osman Stafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka folur në lidhje me situatën e rëndë në spitalin e onkologjikut. Stafa i ftuar në emsionin ‘AShow’ në Syri TV me moderator Adi Krasta, tha se problemet në shendetësinë shqipëtare është kthyer në një dramë të frikshme njerëzore. Më tej gazetari tha se pacientët po luftojë për jetën, sepse në momentin që ata duhet të jenë të qetë nga ana psikologjike nuk janë.

“Historia e kësaj zonje që unë kam vendosur t’i publikoj mesazhin është historia e shumë qytetarëve shqiptarëve, të cilët nuk kanë asnjë shpresë në spitalet shqiptare vetëm të dëgjohen tek gazetarët. Drama njerëzore ku ka shkuar kjo gjë.

Njerëzit kanë parë këto kohë, që unë kam ngritur zërin për problemet e shëndetsisë. Çështja e onkologjikut është një dramë e frikshme njerëzore. Ata i bëjnë të luftojë për jetën, sepse në momentin që ata duhet të jenë të qetë nga ana psikologjike vetëm këtë nuk e kanë. Nëse nuk i bënjnë kimoit sipas protokollit ata e dinë fundin e tyre,” tha Stafa.

osman stafa

Sondazh

Poll