Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me makinën e mbushur me drogë, arrestohet 45-vjeçari grek në Kostur, në kërkim i riu shqiptar

15 Janar 2020, 06:24 Nga DOSJA
Tentuan të kalonin kufirin me makinën e mbushur me drogë,

Korçë- Ditën e djeshme në kufirin greko- shqiptar u kapën mbi 43 kilogramë marijuanë  dhe u arrestua një 45-vjeçar grek, si edhe u shpall në kërkim një 26-vjeçar shqitar. Brenda makinës së trafikantëve (emrat e të cilëve ende nuk dihen) Policia sekuestroi sasinë e drogës, e cila ishte e ndarë në 5 çanta.

Dosja.al mëson se operacioni policor u zhvillua në Kostur, ku shqiptari dhe greku u përpoqën të kalonin lëndën narkotike me makinë nga kufiri i gjelbër, ndërsa nuk iu bindën thirrjes së policisë për të ndaluar. Policia mundi të arrestojë vetëm 45-vjeçarin, pasi 26-vjeçari u largua në drejtim të paditur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45-vjeçari grek në kostur kapen 45 kg drogë në kostur arrestohet 45-vjeçari grek në kostur kapen 45 kg drogë në kostur

Sondazh

Poll