Art&Argëtim

Priti 7 vjet që goditjet e rrufesë të preknin ndërtesën më të lartë në botë, fotografi kap momentin më të bukur të

15 Janar 2020, 08:05 Nga DOSJA
Priti 7 vjet që goditjet e rrufesë të preknin ndërtesën

DUBAI– Fotografët dhe njerëzit e apasionuar pas fotgrafisë e dinë mirë se çdo të thotë të presësh momentin e duhur për foton unike.

Kështu është edhe rasti i fotografit, Zohaib Anjum i cili ka pritur 7 vjet për shkrepur foton kur goditjet e rrufeve të preknin ndërtesën më të lartë në botës.

Edhe pse pas kaq shumë pritjesh ai ka arritur ta shkrepë foton e shumëdëshiruar, dhe  me të vërtetë që është një pamje spektakolare.

Në fotot e relizuara nga Zohaib Anjum shfaqet një imazh i jashtëzakonshëm, ku tregon rrufenë që godet ndërtesën më të lartë në botë.

Sipas mediave të huaja, Zohaib Anjum ka kaluar net të tëra duke bërë qëndruar jashtë kullës së Burj Khalifa me aparatin e tij ndërsa reshjet e shiut nuk ndalonin në Dubai.

Më në fund të premten e kaluar, dëshira e tij është bërë realitet, dhe ai shkrepi foton që priti  7 vjet.

Burj Khalifa, ndërtesa e cila është 828 metra e lartë në Dubai u prek nga rrufeja të premten e 10 janarit.

“Ishte sikur Zoti ta kishte planifikuar këtë moment. Rrufeja goditi Burj Khalifa për fillim të vitit 2020.”- u shpreh fotografi.

Burimi: uk.style 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete fotografët zohaib anjum fotografët zohaib anjum

Sondazh

Poll