Art&Argëtim

E rrahën brenda makinës luksoze?! Trejsi Sejdini sqaron të vërtetën për Dosja.al, modelja: Ja si është puna (REAGIMI)

14 Janar 2020, 15:55 Nga DOSJA
E rrahën brenda makinës luksoze?! Trejsi Sejdini sqaron të

TIRANË- Ka bërë xhiron e rrjetit tashmë videoja ku modelja Trejsi Sejdini u raportua se ishte rrahur nga disa djem brenda një makine luksoze, e cila ngjasonte me Audi A8, ku ka pozuar disa herë bukuroshja. Në video shihej një vajzë e cila rrihej me disa djem, dhe Jeta Osh Qef shkruante se sipas denoncuesit, vajza në pamje ishte Trejsi.

Në një reagim për Dosja.al, Trejsi ka mohuar që të jetë ajo vajza në video si edhe ka theksuar se makina në video nuk është e saj. “Absolutisht jo, kjo nuk është fare makina ime”,-ka thënë Trejsi. 

Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka. Duka rezulton se prej më shumë se 3 vitesh është një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Megjithëse u arrestua në prill të këtij viti bashkë me ‘Gabelin’ Elvis Gaçaj, Leonard Duka, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia.

(f.g;f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz leonard duka makina e trejsi sejdinit trejsi sejdini leonard duka makina e trejsi sejdinit trejsi sejdini

Sondazh

Poll