Art&Argëtim

“Pranë italianëve në këto çaste të vështira”/ Gazetari ironizon ‘triumfin’ e Alketa Vejsiut, lutet për fqinjët

14 Janar 2020, 18:58 Nga DOSJA
“Pranë italianëve në këto çaste të

TIRANË– Gazetari Gentian Minga ka ironizuar triumfin e prezantueses Alketa Vejsiu, e cila është në hapat e realizimit të njërës prej ëndrrave të saj, për të prezantuar festivalin italian “Sanremo”. Në një status në profilin e tij në Facebook, Minga shkruan se është pranë popullit italian në këto momente të vështira, teksa shton edhe hashtagun #prayforitaly, me nota ironie.

“Alketa zyrtarisht njera nder prezantueset e Sanremos. Prane popullit italian ne keto momente te veshtira. #PrayForItaly,”– shkruan gazetari Minga.

Prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, do të prezantojë Sanremo 2020 në Itali. Lajmin e ka shpërndarë vetë Alketa përmes Instagram, ku thotë se më në fund po i realizohet ëndrra më e madhe që ka patur në jetë dhe për të cilën ka punuar që prej moshës 12-vjeçare. Vesjiu do ët jetë krah Moniça Beluçit në këtë preznatim. Së fundmi, Alkeat kishte në duar prezantimin e Festivalit të 58 të Këngës në RTSh, gjë e cila u komentua shumë për mënyrën e menaxhimit dhe moderimit të ketij festivali. Përtej ndarjes së çmimeve, Alketa Vejsiu u komentua për ndërrimin e shumtë të fustaneve dhe për faktin që këndoi edhe vetë shumë herë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu gentian minga sanremo 2020 alketa vejsiu gentian minga sanremo 2020

Sondazh

Poll