Politike

Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor/ Miratohen fondet e parafinancimit për Shqipërinë me vlerë 64.5 milionë euro, Gonzato: Një moment i rëndësishëm!

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka uruar vendin tonë. Ai shtoi se Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor.

25 Mars 2025, 12:45 Nga N.F
Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor/ Miratohen
Flamuri i BE-së dhe Shqipërisë

TIRANË- Bashkimi Evropian ka miratuar fondet e parafinancimit për Shqipërinë me vlerë 64.5 milionë euro. Këto fonde vijnë në kuadër të planit të rritjes nga BE për Ballkanin PerëndimorPlani i rritjes ka si qëllim të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën për anëtarësimin në BE.

Financimi 64.5 milionë euro do të mbështesë zbatimin e Agjendës së Reformës, në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes, si dhe angazhimet që Shqipëria ka marrë me të. Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka uruar vendin tonë. Ai shtoi se Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit!”, shkruan Gonzato.

Sipas Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, me këtë financim paraprak, Shqipëria mori 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Agjendës së Reformës së vendit.

Pjesa tjetër e financimit paraprak, prej 34.5 milionë eurosh, në forma grantesh dhe huash koncesionare, do t’i injektohet drejtpërdrejt ëBIF-it (Western Balkans Investment Framework) për investime në infrastrukturë në Shqipëri.

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësinë të marrë deri në 922.1 milionë euro në total nga Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

 

plani i rritjes së be-së për ballkanin perëndimor

Sondazh

Poll