Politike

Sorensen vizitë në Beograd/ Takohet me Vuçiç, presidenti serb shpreh ankesat e tij: Serbët në Kosovë në vështirësi nga veprimet e njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës

Presidenti serb u shpreh se ka njoftuar Sorensen në lidhje me problemet që hasin çdo ditë serbët që jetojnë në Kosoëvë. Ai gjithashtu është ankuar për pengesat që kryen Prishtina në procesin e dialogut.

25 Mars 2025, 11:18 Nga N.F
Sorensen vizitë në Beograd/ Takohet me Vuçiç, presidenti
Vuçiç

SERBI- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka udhëtuar ditën e sotme drejt Beogradit. Në vizitën e tij në Beograd Sorensen është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Në lidhje me këtë takim Vuçiç ka reaguar në rrjetet sociale ndërsa ka treguar se çfarë ka biseduar me emisarin e BE-së. 

Presidenti serb u shpreh se ka njoftuar Sorensen në lidhje me problemet që hasin çdo ditë serbët që jetojnë në Kosoëvë. Ai gjithashtu është ankuar për pengesat që kryen Prishtina në procesin e dialogut.

“E njoftova me problemet me të cilat ballafaqohet “populli ynë” në Kosovë. Shpreha shqetësimin e veçantë për pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë për shkak të veprimeve të shumta të përshkallëzuara, të njëanshme dhe të dhunshme nga Prishtina. Theksova gjithashtu pengesat e vazhdueshme që po kryen Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiç.

Ai shtoi se ka përsëritur qëndrimin e Serbisë dhe se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

“Theksova pritjen se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.

sorensen ne serbi vucic

Sondazh

Poll