Politike

Beleri padit për shpifje kandidatin socialist për deputetë, Ardit Bidon

Në seancën e mëprashme të pajtimit, Beleri nuk e tërhoqi denoncimin e tij dhe vendosi ta çojë për gjykim çështjen.

25 Mars 2025, 12:41 Nga N.F

Beleri padit për shpifje kandidatin socialist për deputetë, Ardit

TIRANË-  Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, ku ka ngritur padi për shpifje ndaj ish-drejtorit të Arkivave, Ardit Bido. Seanca është në fazë përgatitore, dhe sipas avokatit mbrojtës të Belerit, ky i fundit vendosi të marrë pjesë personalisht duke qenë se ndodhet në Tiranë.

Në seancën e mëparshme të pajtimit, Beleri nuk e tërhoqi denoncimin e tij dhe vendosi ta çojë për gjykim çështjen. Ndërsa, Bido pranoi mundësinë e pajtimit, por refuzoi të tërhiqet nga deklarat për Belerin.

Sipas kallëzimit penal, Beleri pretendon se Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë, duke e lidhur atë me grupime ultra-nacionaliste greke. Ndërsa, Bido për këtë ka thënë se deklaratat janë mbështetur me fakte të pohuara nga studiuesit grekë.

fredi beleri ardit bido

Sondazh

Poll