Politike

26 vite nga Masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit, Osmani kujton 193 viktimat: Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet!

Osmani shkruan se sot para 26 vitesh forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në këto tre fshatra duke lënë të vrarë 193 persona.

25 Mars 2025, 12:31 Nga N.F
26 vite nga Masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit, Osmani kujton
Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka reaguar në lidhje me 26-vjetorin e masakrave të Celinës, Fortesës dhe Brestocit. Osmani shkruan se sot para 26 vitesh forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në këto tre fshatra duke lënë të vrarë 193 persona.

Presidentja theksoi se viktimat u vranë pasi ishin shqiptarë dhe donin lirinë. Ajo shtoi se dhimbja mbetet dhe se drejtësia mungon, por e vërteta nuk mund të zhbëhet. 

"Presidentja Osmani kujton Masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit. Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së.

Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri. Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet. Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!" shkruan Presidenca e Kosovës.

26 vite nga Masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit, Osmani kujton

osmani kosova masakrat e celinës fortesës dhe brestocit

Sondazh

Poll