Politike

"Primaret ishin proces hipokrit", Rama: Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne! Nuk janë socialistë por Shqipëria në BE është përtej ndasisë

Ai mori shembull fituesin e Primareve në qarkun e Tiranës. Rama tha se nuk e njeh atë por rastet si të tij janë të shumta pasi shumë prej fituesve u lanë jashtë teksa theksoi se disa politikanë të djathë i janë bashkuar PS-së.

25 Mars 2025, 09:20 Nga N.F
"Primaret ishin proces hipokrit", Rama: Disa politikanë të
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar Primaret e Partisë Demokratike. Rama e ka cilësuar procesin si hipokrit ndërsa theksoi se fituesit u lanë jashtë listave. Ai mori shembull fituesin e Primareve në qarkun e Tiranës. Rama tha se nuk e njeh atë por rastet si të tij janë të shumta pasi shumë prej fituesve u lanë jashtë teksa theksoi se disa politikanë të djathë i janë bashkuar PS-së.

Ai theksoi se personat që janë bashkuar me PS-në nuk janë socialistë. Rama më tej tha se Shqipëria në BE është përtej ndasisë dhe prandaj polikanët e djathtë iu bashkuan PS-së. Kryeministri vuri theksin edhe tek të rintjë e FRPD-së në Vlorë që u larguan nga Berisha dhe iu bashkuan socialistëve pasi sipas tij e kuptuan se nuk vlerësohen nga PD-ja.

"Primaret ishin proces hipokrit, fituesit u lanë jashtë listës. Sa e sa demokratë besuan se ju erdhi dita të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen se u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashë. Fituesi i Primareve të qarkut të Tiranës, që as e njoh dhe besoj se është kundër PS, fitoi dhe e hodhën jashtë, e nuk gjeti vend në listë. Ka plot e plot si ai. Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne. Ata nuk janë socialistë e ndoshta nuk bëhen kurrë socialistë. Kjo, sepse Shqipëria në BE është përtej ndasisë. Unnikatilin nuk e kisha dëgjuar, por që kur ma prezantoi Luli, ishte super talent," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll