Politike

"Në 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt", Rama: PS është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ashtu si PD në 1992

Ai tha se ditën e zgjedhjeve duhet bërë ndarja e historisë, ndërsa shtoi se integrimi është domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit. 

25 Mars 2025, 08:37 Nga r.ll
"Në 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë rubrikës "Sy m'Sy " në rrjetet e tij sociale se më 11 shqiptarët duhet të krijojnë një bllok kompakt përtej bindjeve politike. Rama u shpreh se sot Partia Socialiste është në vendin dhe kohën e duhur, ashtu si Partia Demokratike në 1992. 

Ai tha se ditën e zgjedhjeve duhet bërë ndarja e historisë, ndërsa shtoi se integrimi është domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit. 

Rama: Në 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej bindjeve politike. Duhet ta krijojmë dhe për ta realizuar këtë duhet hedhur vota te numri 5 të Partia Socialiste. Ato 1000 goca dhe djem duhet të fillojnë me punën e vet pavarësisht zgjedhjeve. PS është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ashtu si PD në 1992. Në 11 maj duhet masivisht me votën të konfirmohet ndarja më të qenit të lënë pas dore, popull i dorës së dytë. Integrimi domosdoshmëri për lirinë individuale dhe barazinë para ligjit. Jam krenar që në bëmë të pamendueshmen. Dorëzuam shpatën në duart e drejtësisë. I dhamë pushtëtin drejtësisë. Prandaj sot ka një lëvizje në ndëshkimin e personave dhe politik.

edi rama

Sondazh

Poll