24 Mars 2025, 21:43
Nga B.Z
Klodiana Lala
TIRANË - Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për krimin në zgjedhje, por edhe për fenomene të tjera që janë parë në listat e kandidatëve.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se posti i deputetit tashmë po trashëgohet nga prindi te fëmija, si pronë private.
Për këtë ajo citoi rastin e Agron Çelës në Shkodër që ka vendosur në listë të bijën me PS-së dhe tashmë votat do t'i kalojnë asaj, por edhe rastin e Aqif Rakipit që nuk kandidon dot vetë për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në vend të tij kandidon i biri, i cili edhe në zgjedhjet e kaluara mori aq shumë vota se mundi të thyejë herësin dhe të marrë mandatin me PS-në.
"E shoh ndikimin e krimit në disa drejtime, aspektin financiar, kanë para kesh dhe mund t'i lëvizin lehtësisht për të blerë influencë. Bëjnë edhe rolin e bamirësit.
Pjesa tjetër, përmes frikësimit. Në listat e mazhorancës, kupton që në Durrës janë njerëz pa asnjë eksperiencë dhe kontribut në PS, papritur janë kandidatë për deputetë, sepse mbështeten nga krimi.
Pjësa e dytë, nëse ndalemi të Shkodra, kemi patur deputet Agron Çelën, ikur nga LSI, kaloi në PS, tani nuk është më kandidat për deputet, por në listë është vendosur vajza e tij. Pra është vajza që kandidon për deputete.
Ka qenë Aqif Rakipi, u largua nga Kuvendi për shkak të dekriminalizimit. I biri, Ornaldo Rakipi, ishte i treti që theu herësin dhe mori shumë vota. Cili ishte kontributi i Ornaldo Rakipit për të qenë në listën e kandidatëve dhe për të thyer herësin? Të gjitha këto janë dyshime të arsyeshme që më vijnë.
E njëjta me PD, ndihet ndikimi.
Thelbi është a do të arrijë SPAK, sepse ka strategji për krimet zgjedhore, të sigurojë prova të mjaftueshme, ti godasë në fushatë apo gjatë zgjedhjeve?", tha ndër të tjera Lala.
klodiana lala zgjedhje parlamentare 11 maj
Politike
24 Mars 2025, 21:14
B.Z
Klodiana Lala
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.
E...
Politike
24 Mars 2025, 20:52
E. D
kampi i Gjadrit
LEZHË- Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi ditën e mërkur do të vizitojnë kampin e Gja...
Politike
24 Mars 2025, 20:05
B.Z
Celibashi
TIRANË - Për parlamentaret në Shqipëri, 250 724 fletë votimi më shumë do të prodhohen për diasp...
Politike
24 Mars 2025, 20:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë përshëndetjes në ceremoninë e librave për Ibrah...
Politike
24 Mars 2025, 19:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, jo vetëm si ...
Politike
24 Mars 2025, 19:44
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ...
Politike
24 Mars 2025, 18:30
B.Z
Marta Kos
TIRANË - Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim në kuadër të Planit të ...
Politike
24 Mars 2025, 17:33
B.Z
Ervin salianji
TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu në lidhje me ironitë që ka pë...
Politike
24 Mars 2025, 17:26
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi të hënën një ankesë të Partisë Demokratike të ...
Politike
24 Mars 2025, 16:01
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu. I ftuar në Euronews ...