Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Kosovë, policia rrethon zonën, PAMJE nga vendi i ngjarjes

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Një autoambulancë është parë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e dy personave.

24 Mars 2025, 16:55 Nga E. D
Krimi i dyfishtë në Kosovë, policia rrethon zonën, PAMJE
pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Komunës së Vushtrrisë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, pronari i një furre buke ekzekutuar një punonjëse dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Policia dhe prokuroria kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e plota të rastit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se po hetohen shkaqet e plota të ngjarjes. 

“Konfirmojmë se janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, një person ka privuar nga jeta një grua dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Prokurori dhe njësitet përkatëse të policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Preteni.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Një autoambulancë është parë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e dy personave.

Krimi i dyfishtë në Kosovë, policia rrethon zonën, PAMJE

Siç raportohet, ngjarja ka ndodhur brenda furrës. Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie. Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.

Krimi i dyfishtë në Kosovë, policia rrethon zonën, PAMJE

vrasja ne kosove

Sondazh

Poll