Aktualitet

Kishin kthyer banesën në shtëpi bari, arrestohen dy shqiptarët në Itali! Sekuestrohen qindra bimë narkotike

Brenda banesës janë gjetur dhe sekuestruar 169 bimë kërpi indian , të rritura në dy serra artificiale të pajisura me sisteme të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi, 18 blloqe hashash, 900 gramë marihuanë dhe 22 fishekë të kalibrit 7.65 . 

24 Mars 2025, 16:50 Nga B.Z
Kishin kthyer banesën në shtëpi bari, arrestohen dy
Foto ilustruese

ITALI - Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali pasi janë kapur duke punuar në një shtëpi bari. Mediat vendase shkruajnë se operacioni policor u zhvillua në qytetin e vogël të San Marcellino , në zonën e Caserta, ku dy të rinjtë shqiptarë përkatësisht të moshave 34-vjeç dhe 26-vjeç kishin kthyer shtëpitë e tyre në serra për rritjen e marijuanës.

Bëhet me dije se brenda banesës janë gjetur dhe sekuestruar 169 bimë kërpi indian , të rritura në dy serra artificiale të pajisura me sisteme të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi, 18 blloqe hashash, 900 gramë marihuanë dhe 22 fishekë të kalibrit 7.65 . 

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetue dhe 152 bimë të tjera kërpi. I gjithë materiali u sekuestrua dhe dy shqiptarët u dërguan në burgun Santa Maria Capua Vetere.

arrestim shqiptare itali shtepi bari

Sondazh

Poll