Aktualitet

Detaje nga vrasjet në Vushtrri/ Pronari i furrës së bukës ekzekutoi punonjësen, më pas qëlloi edhe veten (EMRI)

Raportohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina.

24 Mars 2025, 16:25 Nga E. D
Detaje nga vrasjet në Vushtrri/ Pronari i furrës së bukës
pamje nga vendi ngjarjes

KOSOVË- Detaje të reja janë raportuar nga vrajsa në Komunën e Vushtrisë ku dy persona humbën jetën. Bëhet e ditur se pronari i furrës së bukës “Diellza” ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina.

Sipas raportimeve të para, Morina ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet se ishte punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.

Sakaq, ende nuk dihen arsyet se përse pronari i furrës së bukës vendosi të ndërmerrte këtë akt të rëndë, që e çoi bilancin e viktimave në Kosovë në tre persona brenda 24 orësh.

vrasja ne kosove

Sondazh

Poll