Politike

Berisha: Në 12 vite, Edi Rama ka zgjidhur vetëm 800 dosje pronash! Brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave do zgjidhet përfundimisht

Berisha theksoi se zgjidhja e vetëm 800 dosjeve në 12 vite ështërefuzim i tmerrshëm për të zgjidhur problemin.

24 Mars 2025, 13:31 Nga N.F
Berisha: Në 12 vite, Edi Rama ka zgjidhur vetëm 800 dosje pronash!
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme para gazetarëve u shpreh se gjatë viteve 2005-2013, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka patur një bilanc të jashtëzakonshëm në dhjetëra e mijëra vendime të marra. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së Ramës në këto 12 vite janë zgjidhur 800 dosje. Berisha theksoi se zgjidhja e vetëm 800 dosjeve në 12 vite ështërefuzim i tmerrshëm për të zgjidhur problemin.

"Në 12 vite, Edi Rama ka zgjidhur vetëm 800 dosje pronash. Brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave do zgjidhet përfundimisht. Shumë e vërtetë. Po marr të parën. Gjatë viteve 2005-2013, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka patur një bilanc të jashtëzakonshëm në dhjetëra e mijëra vendime të marra. Mbetën në atë kohë 10% të dosjeve të paevaduara. Ju duhet të dini një gjë. Dosjet e pronarëve në 12 vite, Edi Rama ka zgjidhur gjithsej 800 dosje. 800 dosje në 12 vite, refuzim i tmerrshëm për të zgjidhur problemin.

E dyta ka një moment, për shkaqe nga më të ndryshmet gjithmonë shtyhet afati i paraqitjes së dokumenteve dhe nuk ka një gjë të gabuar këtu. Nëse s’ke ndërmend me ja marrë pronën tjetrit, jepi mundësi. Se kështu ishte historia e këtij vendi. Afatet e paraqitjes së dokumenteve janë shtyrë çdo 2-3 vite. Dhe kjo çfarë nënkupton. Kjo nënkupton dosje të reja. Megjithatë zotimi im solemn është brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave merr përgjigjen absolute përfundimtare. Kur ne u larguam nga pushteti ne vërtetë kishte 10% të dosjeve të pazgjidhura, por ama kishim siguruar një fond 71 mijë hektarë tokë publike për të kompensuar në zona shumë të mira.

Atë fond e ka shkatërruar Edi Rama. Thashë ka zgjidhur gjithsej 800 dosje. E paimagjinueshme. 800 dosje në 12 vite, i bie më pak se 70 dosje në vit. E kuptoni çfarë pune, Artan Lame, se ai ka disa agjenci të përfshira këtu. Kështu që kjo merr përgjigje përfundimtare. Do të zgjidhet brenda 1 mandati, sado që të kushtojë. Së dyti, po kështu edhe të përndjekurit politikë, shoqëria do ti dëmshpërblejë detyrimin që ka ndaj tyre. Ky është qëndrimi i PD," u shpreh Berisha.

berisha

Sondazh

Poll