Politike

Berisha: Chris LaCivita është në aktivitet të plotë, kemi komunikim të përditshëm me të

Ai shtoi se LaCivita është strategu i fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit ajo e Trump.

24 Mars 2025, 13:06 Nga N.F
Berisha: Chris LaCivita është në aktivitet të plotë,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën e sotme para gazetarëve u shpreh se është në komunikim të përditshëm me përgjegjesin për fushatën elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita. Ai shtoi se LaCivita është strategu i fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit ajo e Trump.

"Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump. Të vazhdueshëm, online.

Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë", tha Berisha.

berisha chris lacivita

Sondazh

Poll