Aktualitet

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet edhe babai i vajzës

Policia më tej bën me dije se e mitura është e moshës 15 vjeç. Nga kjo ngjarje është proceduar edhe babai i të miturës, 42-vjeçari me inicialet A. Gj.

24 Mars 2025, 12:25 Nga N.F
Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një
Foto ilustruese

TIRANË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. 

Policia më tej bën me dije se e mitura është e moshës 15 vjeç. Nga kjo ngjarje është proceduar edhe babai i të miturës, 42-vjeçari me inicialet A. Gj. Procedimi i tij ka ardhur pasi babai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.

Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, njofton policia.

abuzim seksual dhune psikologjike arrestohet 20-vjeçari ne tirane

Sondazh

Poll