Aktualitet

Dy shoferë automjetesh konfliktohen me sende të forta në Kamëz, një 38-vjeçar përfundon në spital, gjendet gëzhojë në vendngjarje

Në kërkim është shpallur drejtuesi i automjetit tjetër dhe po punohet për kapjen e tij. 

24 Mars 2025, 11:27 Nga r.ll
Dy shoferë automjetesh konfliktohen me sende të forta në
vendngjarja

KAMËZ- Policia ka dhënë informacione lidhur me konfliktin e raportuar në Kamëz. Bëhet me dije se dy shoferë automjetesh janë konfliktuar me sende të forta për motive të dobëta.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 38-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë. Në kërkim është shpallur drejtuesi i automjetit tjetër dhe po punohet për kapjen e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

konflikt ne kamez

Sondazh

Poll