Aktualitet

Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në fuqi të gjitha masat për anëtarët (EMRAT)

Mësohet se Gjykata e Tiranës, ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 prej tutorëve të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për dy të tjera.

24 Mars 2025, 12:12 Nga M.B
Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në fuqi
Foto ilustruese

TIRANA- Janë lënë në fuqi të gjitha masat e sigurisë të dhëna ndaj anëtarëve të rrjetit të prostitucionit “Orkidea” që u godit të premten nga policia e kryeqytetit. Mësohet se Gjykata e Tiranës, ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 prej tutorëve të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për dy të tjera. Mëposhtë renditen masat e sigurisë dhe emrat e anëtarëve të rrjetit:

Arrest në burg:

Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”

Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”

Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Arrest në Shtëpi:

Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”

8. Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

tirana

Sondazh

Poll