Aktualitet

VIDEO/ 80-vjeçari në Bulqizë humbi jetën si pasojë e zjarrit, dalin pamjet e banesës së djegur

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në banesë. 

24 Mars 2025, 10:53 Nga r.ll
VIDEO/ 80-vjeçari në Bulqizë humbi jetën si pasojë e
pamje nga banesa e djegur

BULQIZË- Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Bulqizë si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Xhevdet Cara ndodhej i vetëm në banesë në momentin e zjarrit, pasi bashkëshortja kishte dalë më herët, ndërsa fëmijët jetojnë jashtë shtetit.

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme një nga dhomat e banesës është shkrumbuar dhe dera kryesore është e thyer nga ndërhyrja për vënien nën kontroll të flakëve. Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike në banesë. 

 

zjarr ne bulqize xhevdet cara

Sondazh

Poll