23 Mars 2025, 18:36
Nga M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Rama ka vijuar komentet për drejtësinë duke thënë se shpatën që e kanë në dorë sot e mbante dikur kryetari. Ai theksoi se shpata e drejtësisë ishte dikur në zyrën e tij. Rama tha se sot nuk imagjinohet që kryeministri të ndalojë urdhrat e Prokurorisë së Posaçme.
“Këtu janë vrarë njerëz, nuk keni dëgjuar që është një Altin Dumani që i thirri këta. Kur këtu janë vrarë njerëz në protestë, i pari qeverisë u dha urdhër policisë i tha mos i zbatoni urdhrat e prokurorisë. Nuk u zbatuan urdhrat, a e imagjinoni sot të ndal urdhrat e prokurorisë të Altin Dumanit unë? Nuk i imagjinoni dot vetëm për arsye sepse ne e kemi ndarë mendjen t’i japim këtij vendi një drejtësi të pavarur. Jemi ne që e kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe e kemi shkruar në program.
Ne duhet ta fusim në kokë që jemi forca që do e hapim këtë rrugë. Do i hyjmë detit në këmbë, nëse nuk bëhet barazia para ligjit jo që nuk futemi dot në BE po nuk bëjmë dot prokopi. Ata thonë na jepni votën më 12 maj të shkrimë SPAK. Kanë dhe ata lajthitjet e tyre por është e pashmangshme se është një gjë e re. Nesër mund të çmendet PS vjen një tjetër thotë jo more ça na duhet kjo drejtësia kthehemi prap aty ku ishim.
Shpatën që e ka në dorë drejtësia e mbante kryetari, aty te zyra ime ishte shpata. Sot atë shpatë e ka drejtësia, këtë e kemi bërë me vetëdije. Është për të ndëshkuar më të fortët dhe prandaj ata që thonë socialistët janë nëpër burgje, na marrin të keqen. Ata që përballen me drejtësinë janë me gishtat e dorës, ne që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi ndoshta dhe 1 mln”, tha Rama.
edi rama
Politike
23 Mars 2025, 18:34
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot një tjetër kantier, Hidrovorin e Akërnisë, një investim që ...
Politike
23 Mars 2025, 18:16
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë ku prezantoi kandida...
Politike
23 Mars 2025, 17:45
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga një takim me shqiptarët në Napoli se "të pastrosh sh...
Politike
23 Mars 2025, 17:22
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë pas 11 maji...
Politike
23 Mars 2025, 17:17
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga Napoli se diaspora do të dyndet në Shqipëri më 11 ma...
Politike
23 Mars 2025, 17:04
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot nga Napoli se projektin për Shqipërinë Madhështore ...
Politike
23 Mars 2025, 16:57
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në...
Politike
23 Mars 2025, 16:50
M.B
Flamur Noka
NAPOLI- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, nga Napoli u ka bërë thirrje shqiptarëve atje, të...
Politike
23 Mars 2025, 16:29
M.B
Xhelal Mziu
NAPOLI- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka marrë pjesë në t...
Politike
23 Mars 2025, 16:25
Gjergj Erebara
Tom Doshi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të votojë formulën e ndarjes së komisionerëve të grupeve të...