Politike

“Diaspora do të dyndet në Shqipëri!" Berisha: Shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Atdheut, 11 maji, fundi i Edi Ramës

Sipas tij fund i qeverisjes Rama do të vijë pas votës së diasporës.

23 Mars 2025, 17:17 Nga M.B
“Diaspora do të dyndet në Shqipëri!" Berisha:
Sali Berisha

NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga Napoli se diaspora do të dyndet në Shqipëri më 11 maj. Ai tha se shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Atdheut. Sipas tij fund i qeverisjes Rama do të vijë pas votës së diasporës.

"Edi Rama prite diasporën se po vjen pasi u shkatërrove shqiptarëve liritë dhe riktheve censurën. Ti vare në litar Tik Tok-un, mjetin më modern të komunikimit të të rinjve dhe e bëre sepse nuk duroje kritikat e tyre.

11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll