23 Mars 2025, 17:22
Nga M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë pas 11 majit në Shqipëri. Berisha tha në Napoli se vendi ynë ka klimën më të favorshme për të thithur investimet nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ai shtoi se taksa 10 përqind që është taksa e drejtësisë do të jeta e vetme në Shqipëri.
Kryedemokrati shtoi se "Made in Albania" do jetë krenaria e vendit. Ai tha se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë i cili do të miratohet nëse PD vjen në pushtet është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata dhe mbyllja e fondacionit të tij.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Imagjinoni për një moment qindra mijëra nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca, SHBA, të vendosin që ato kursime që kanë, që ato mësime që kanë marrë me ortakët e tyre italianë, grekë, gjermanë, francezë, anglezë apo amerikanë, të vijnë dhe t’i investojnë në Shqipëri. Të vijnë dhe të prodhojnë në Shqipëri. A nuk do lartësohej Shqipëria si me Levën e Arkimedit? Në këtë drejtim ju keni një rol vendimtar për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore. 5 vite pa asnjë taksë për secilin prej jush që do kthehet të investojë në Shqipëri. Jo vetëm kaq, klima më miqësore në Europë për biznesin. Pak vite më parë, miku i madh i kombit shqiptar, italiani dhe evropiani i madh, Silvio Berlusconi do citonte në një konventë të Forza Italia, sistemin fiskal të Shqipërisë si model.
Unë e garantoj mikun tim atje ku është, garantoj ju, garantoj çdo biznesmen italian dhe të çdo vendi tjetër, se Shqipëria do ketë klimën më tërheqëse të biznesit. Se taksa 10 përqind, që është taksa e lashtësisë, është taksa e drejtësisë, do jetë taksa kryesore në Shqipëri. Se energjia do jetë më lirë se në çdo vend tjetër të Europës. Se burokracia do jetë më e pakët se kudo tjetër. Shqipëria do jetë vendi më tërheqës investimeve tuaja, i investimeve të huaja, i investimeve të shqiptarëve. Made in Albania do jetë krenaria jonë. Do bëjmë gjithçka që prodhimet tona të mbushin tregjet e vendit dhe të kalojnë në tregjet e mëdha.
Zoti e ka bërë atë tokë me prodhimet më të mira që mund të bëhen dhe ne do i ekspozojmë ato. Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë pa pastruar shtëpinë tonë. Pastrimi i shtëpisë është një kusht që Shqipëria të rritet, të ecë drejt madhështisë. Ju garantoj se pas ligjeve për minimumin jetik dhe pagën 500 euro, pas vendimeve për kthimin e parave të shqiptarëve, ligji i dytë është shpallja e Xhorxh Sorosit non-grata, mbyllja e fondacionit Soros. Kjo farë e keqe duhet të shkulet nga Shqipëria se e shndërroi Shqipërinë në republikën e tij. Garantoj shoqërinë civile se shteti do mbështesë fuqishëm OJQ-të që nuk do marrin më instruksione perverse të Sorosit dhe sorosianëve por do mëkojnë parimet më të mira, virtytet më të mira të shqiptarëve.
sali berisha
Politike
23 Mars 2025, 17:17
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot nga Napoli se diaspora do të dyndet në Shqipëri më 11 ma...
Politike
23 Mars 2025, 17:04
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot nga Napoli se projektin për Shqipërinë Madhështore ...
Politike
23 Mars 2025, 16:57
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij në takimin me diasporën në...
Politike
23 Mars 2025, 16:50
M.B
Flamur Noka
NAPOLI- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, nga Napoli u ka bërë thirrje shqiptarëve atje, të...
Politike
23 Mars 2025, 16:29
M.B
Xhelal Mziu
NAPOLI- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka marrë pjesë në t...
Politike
23 Mars 2025, 16:25
Gjergj Erebara
Tom Doshi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të votojë formulën e ndarjes së komisionerëve të grupeve të...
Politike
23 Mars 2025, 16:11
M.B
Bledi Çuçi dhe Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në Vlorë punimet te Bulevardi i Palmave dhe Agrumeve. Rama ...
Politike
23 Mars 2025, 15:52
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur ambientin kur zhvillohet sot takimi i kësaj force politike me shqi...
Politike
23 Mars 2025, 15:15
M.B
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt
KOSOVA- Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë - dialogu mes Kosov&...
Politike
23 Mars 2025, 15:05
M.B
Sali Berisha
NAPOLI- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mirëprit ditën e sotme në një takim në qytetin e Napolit...