Politike

Takimi në Napoli/ Mziu: Është mëkat që të shkosh në BE e të punosh në bujqësi, Shqipëria ka toka pafund

Mziu u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, të japin votën e tyre kundër një qeverie krimi dhe korrupsioni, sipas tij. 

23 Mars 2025, 16:29 Nga M.B
 
Takimi në Napoli/ Mziu: Është mëkat që të
Xhelal Mziu

NAPOLI- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka marrë pjesë në takimin e sotëm me diasporën në Napoli. Mziu u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, të japin votën e tyre kundër një qeverie krimi dhe korrupsioni, sipas tij.

Ai tha se është mëkat që të shkosh në BE e të punosh në bujqësi, Shqipëria ka toka pafund. Gjithashtu Mziu shtoi nën qeverisjen e PS, Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Evropë e botë, ndërsa politikat e shpopullimit e kanë rrënuar më tej vendin.

Pjesë nga fjala e Mziut:

Ndjehem i pezmatuar që bashkëqytetarët e mi, të Dibrës e Shqipërisë se kërkojnë Evropën në Shqipëri por për shkak të krimit e korrupsionit, vijnë e punojnë në Itali e vende tjera. Është për të ardhur keq se si Dibra e qarqe të tjera, krimi e korrupsioni i ka varfëruar. Shqipëria renditet një ndër vendet më të varfra në Evropë e botë për shkak të qeverisë së krimit e korrupsionit.

Në 12 vjet s’ka ndërtuar asnjë infrastrukturë, pasi s’kishte konkurrencë e taksat e larta në biznese i kanë mbyllur ato. Votë kundër kësaj qeverie krimi e korrupsioni më 11 maj. Në 113 vite shtet, që se zhbëri dot pushtimi otoman, serb e diktatura, e bëri një kriminel në kohë paqeje, si ai që kemi sot si kryeministër. Sepse s’ka vende punë, ka korrupsion, krim e drogë. Është mëkat që të shkosh në Korfuz e të punosh në bujqësi apo në BE.

Dibra e vendi ka toka pafund, po kjo qeveri se ka mbështetur bujqësinë, pro ka dashur ta shpopullojë. Është në pushtet për shkak të hashashit, dosjeve të krimit e korrupsionit dhe bashkëpunimit me persona për përfitim të këtij pushteti. Me votë më 11 maj, ta shembim këtë qeveri krimi. Në 12 vite janë mbyllur mbi 50% e shkollave në Dibër, në Shqipëri s’gjen rrugë të asfaltuara. Berisha në 8 vite ka bërë investime 2 herë më shumë se sa 25 vite pushtet e PS.

 

pd ne napoli

Sondazh

Poll