Politike

Rikualifikimi i Bulevardit të palmave dhe agrumeve/ Rama inspekton punimet në Vlorë: Do të rritet ndjeshëm vlera e bizneseve

Ai vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi lidhur me disa detaje të mobilimit urban, në mënyrë që rruga të jetë sa më funksionale. Gjithashtu Rama theksoi ndër të tjera se me përfundimin e rrugës do të rritet ndjeshëm vlera e bizneseve të asaj zone.

23 Mars 2025, 16:11 Nga M.B
Rikualifikimi i Bulevardit të palmave dhe agrumeve/ Rama inspekton punimet
Bledi Çuçi dhe Edi Rama

VLORA- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar në Vlorë punimet te Bulevardi i Palmave dhe Agrumeve. Rama tha se është  një projekt që shton gjelbërimin dhe hijeshon panoramën e qytetit. Ai vlerësoi punën e bërë dhe sugjeroi lidhur me disa detaje të mobilimit urban, në mënyrë që rruga të jetë sa më funksionale. Gjithashtu Rama theksoi ndër të tjera se me përfundimin e rrugës do të rritet ndjeshëm vlera e bizneseve të asaj zone.

Gjithë projekti është konceptuar i ndarë në “3 Bulevarde”; Bulevardi i palmave; Bulevardi i jacarandave; Bulevardi i agrumeve, ku secili prej tyre është unik dhe dallon nga gjelbërimi i përdorur në të dhe detajet e mobilimit urban. Drejtori i FShZh Dritan Agolli tha se kjo do jetë dhe rrugë kalimi dhe rrugë pedonale këmbësorësh duke qenë se është zgjeruar.

"Logjika e kësaj është logjikë e bulevardit pratikisht të Vlorës, duke i dhënë më shumë aksesibilitet këmbësorëve", tha Agolli.

 

edi rama

Sondazh

Poll