23 Mars 2025, 15:40
Nga M.L
Foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Arabinë Saudite për të diskutuar një armëpushim të pjesshëm të mundshëm midis Ukrainës dhe Rusisë, pjesë e një shtytjeje diplomatike nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës trevjeçare. Takimi do t’i paraprijë bisedimeve ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse të cilat janë planifikuar për të hënën.
Dhe pasojnë një seri bisedimesh të zhvilluara në Arabinë Saudite, fillimisht midis SHBA-së dhe Rusisë, dhe më pas midis SHBA-së dhe Ukrainës, kur Kievi pranoi një propozim armëpushimi 30-ditor. Bëhet e ditur se delegacioni ukrainas në takimin e së dielës do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov
Presidenti Volodymyr Zelensky tha më herët se ky fakt do ta lejonte Kievin të vepronte në një mënyrë “humë të shpejtë dhe shumë thelbësore. Megjithatë, zyrtarët ukrainas kanë thënë se ata ende e shohin takimin në Riad si thjesht teknik.
Heorhii Tykhyi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, tha se palët ukrainase dhe amerikane duhet të sqarojnë modalitetet, nuancat e regjimeve të ndryshme të mundshme të armëpushimit, si t’i monitorojnë ato, si t’i kontrollojnë ato, në përgjithësi, çfarë përfshihet në fushëveprimin e tyre.
Raportohet se të martën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin ra dakord me propozimin e Trumpit që Rusia dhe Ukraina të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës për 30 ditë dhe urdhëroi ushtrinë ruse t’i ndërpresë ato.
Por, pavarësisht gjithë aktivitetit diplomatik, Rusia dhe Ukraina kanë raportuar të dyja sulme të vazhdueshme, ndërsa forcat ruse gjithashtu kanë vazhduar të përparojnë ngadalë në Ukrainën lindore, një rajon që Moska pretendon se e ka aneksuar.
volodymyr zelensky donald trump
Bota
23 Mars 2025, 15:31
M.B
I Dërguari i SHBA për Ukrainën, Steve Witkoff
SHBA- Në një intervistë me Tucker Carlson, gazetarin ultra-konservator pro...
Bota
23 Mars 2025, 15:34
M.L
TURQI- Ministria e Brendshme turke njoftoi sot, të dielën se kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është shkarkuar nga detyr...
Bota
23 Mars 2025, 15:10
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Paraburgimi i Ekrem Imamoglu ishte vetëm fillimi, pasi Turqia po vlon dhe kryebashkiaku i Stambollit nuk duket i gatshëm t...
Bota
23 Mars 2025, 14:54
M.L
Ekrem Imamoglu
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u bëri thirrje sot turqve të marrin pjesë masivisht në demonstratat n&e...
Bota
23 Mars 2025, 14:52
B.Z
Pamje nga sulmet
UKRAINË - Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi Rusia lëshoi një breshëri dronësh n&e...
Bota
23 Mars 2025, 14:47
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Zyrtarët e bankës qendrore turke do të zhvillojnë takime me bankat të dielën në vazhdën e pa...
Bota
23 Mars 2025, 14:06
B.Z
Ekrem Imamoglu
TURQI - Kryetari i Bashkisë së Stambollit dhe kundërshtari i presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Ekrem Imamoglu, ësht...
Bota
23 Mars 2025, 14:00
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Qëllimi kryesor i Rexhep Tajip Erdogan mund të jetë arritur, pasi kundërshtari i tij i...
Bota
23 Mars 2025, 13:38
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shpërthimi i zjarrit bëri që të shpërthej paniku të shtunën mbrëma në Disney World n&eum...
Bota
23 Mars 2025, 13:23
B.Z
Imamoglu
TURQI - Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan m&e...