23 Mars 2025, 15:31
Nga M.B
I Dërguari i SHBA për Ukrainën, Steve Witkoff
SHBA- Në një intervistë me Tucker Carlson, gazetarin ultra-konservator pro-Trump, ish-prezantuesin e Fox News, i dërguari i SHBA-ve për Ukrainën, Steve Witkoff ka dhënë një sërë deklaratash alarmante për Kievin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.
Witkoff thotë se presidenti rus Vladimir Putin është një lider super inteligjent. Ai ka deklaruar se Ukraina është një shtet i rremë. Gjithashtu Witkoff u pyet dhe për planin për një forcë paqeruajtëse europiane, që kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqen të krijojnë. Për këtë ai tha se në Europë të gjithë sillen si Churchill. Për Vladimir Putin, të cilin e ka takuar për disa orë së fundmi në Kremlin, Witkoff foli pa doreza.
“Më pëlqeu presidenti rus. Nuk e konsideroj një person të keq. Është super inteligjent. Me mua ishte i sjellshëm dhe i sinqertë. Putin më ka treguar se ishte lutur për Trump pas atentatit ndaj tij gjatë fushatës presidenciale verën e kaluar", tha ai.
Witkoff gjithashtu zbuloi se Putin kishte porositur një portret të Trump për t’ia dhuruar dhe se presidenti amerikan ishte i prekur nga ky gjest. Ai deklaroi se çështja kryesore e negociatave për përfundimin e luftës janë pesë rajone – Donbasi, Krimea dhe disa të tjera, të cilat nuk i përmendi.
“Pyetja është: a do t’i njohë bota këto territore si ruse? Në Rusi ekziston bindja se Ukraina është një shtet i rremë, se këto rajone janë mbledhur bashkë si një lloj mozaiku, dhe sipas mendimit tim, ky ështës shkaku i luftës. Rusia i konsideron këto territore të sajat që nga Lufta e Dytë Botërore, por askush nuk dëshiron të flasë për këtë. Pse do të donte Rusia të aneksonte Ukrainën? Nuk i duhet. Ka rimarrë ato rajone. Ka Krimenë, ka marrë atë që donte. Pse do të kërkonte më shumë? Ideja që Rusia dëshiron të pushtojë Europën është e pakuptimtë. Kemi diçka që quhet NATO, të cilën nuk e kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore", tha ai.
i dërguari i shba për ukrainën steve witkoff
Bota
23 Mars 2025, 15:34
M.L
TURQI- Ministria e Brendshme turke njoftoi sot, të dielën se kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është shkarkuar nga detyr...
Bota
23 Mars 2025, 15:10
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Paraburgimi i Ekrem Imamoglu ishte vetëm fillimi, pasi Turqia po vlon dhe kryebashkiaku i Stambollit nuk duket i gatshëm t...
Bota
23 Mars 2025, 14:54
M.L
Ekrem Imamoglu
TURQI- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u bëri thirrje sot turqve të marrin pjesë masivisht në demonstratat n&e...
Bota
23 Mars 2025, 14:52
B.Z
Pamje nga sulmet
UKRAINË - Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi Rusia lëshoi një breshëri dronësh n&e...
Bota
23 Mars 2025, 14:47
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Zyrtarët e bankës qendrore turke do të zhvillojnë takime me bankat të dielën në vazhdën e pa...
Bota
23 Mars 2025, 14:06
B.Z
Ekrem Imamoglu
TURQI - Kryetari i Bashkisë së Stambollit dhe kundërshtari i presidentit Rexhep Tayip Erdogan, Ekrem Imamoglu, ësht...
Bota
23 Mars 2025, 14:00
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Qëllimi kryesor i Rexhep Tajip Erdogan mund të jetë arritur, pasi kundërshtari i tij i...
Bota
23 Mars 2025, 13:38
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shpërthimi i zjarrit bëri që të shpërthej paniku të shtunën mbrëma në Disney World n&eum...
Bota
23 Mars 2025, 13:23
B.Z
Imamoglu
TURQI - Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan m&e...
Bota
23 Mars 2025, 13:11
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Haris Doukas edhe njëherë me deklaratën e tij dhe me një postim në rrjetet sociale i ka dërg...