Bota

Shkarkohet nga posti si kryebashkiak/ Ministria e Brendshme e Turqisë njofton shkarkimin e Imamoglu pas arrestimit për korrupsion

Këshilli i qytetit të Stambollit, në të cilin partia më e madhe opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), ka shumicën, pritet të zgjedhë një person për të vepruar si kryetar bashkie në ditët në vijim, pas shkarkimit të Imamoglu.

23 Mars 2025, 15:34 Nga M.L

Shkarkohet nga posti si kryebashkiak/ Ministria e Brendshme e Turqisë

TURQI- Ministria e Brendshme turke njoftoi sot, të dielën se kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është shkarkuar nga detyra pas arrestimit të tij zyrtar nga një gjykatë me akuza për korrupsion.

Këshilli i qytetit të Stambollit, në të cilin partia më e madhe opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), ka shumicën, pritet të zgjedhë një person për të vepruar si kryetar bashkie në ditët në vijim, pas shkarkimit të Imamoglu. Dy kryebashkiakë të tjerë në rajon janë hequr gjithashtu, tha ministria.

ekrem imamoglu

Sondazh

Poll