Sport

Cristiano Ronaldo konfliktohet me shtypin para ndeshjes ndaj Danimarkës...

Me Portugalinë nën kritika pas humbjes 1-0 ndaj Danimarkës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve, Cristiano Ronaldo sulmoi gazetarët në prag të ndeshjes së kthimit.

23 Mars 2025, 12:00 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo konfliktohet me shtypin para ndeshjes ndaj Danimarkës...

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Portugalisë, para sfidës ndaj Danimarkës, të dielën në orën 20:45, u shpreh: 

“Kam përshtypjen se ka shumë negativitet rreth ekipit të Portugalisë. Kam parë disa konferenca për shtyp gjatë ditëve të fundit.

Nuk më pëlqeu ajo që pashë. Disa pyetje ishin thjesht mungesë respekti. Nëse do përgjigje, më shiko në sy kur pyet. Nuk ka kuptim të më pyesësh diçka dhe pastaj të shikosh kompjuterin tënd. Do të keni kohë të shkruani më vonë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll