Sport

Nations League/ Sot verdiktet e sfidave të kthimit për “Final Four”...

Ndeshjet e kthimit në kërkim të “Final Four”. Tetë skuadrat më të mira të kontinentit në garë…

23 Mars 2025, 09:52 Nga DOSJA

EUROPA - Sonte do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Nations League.

Tetë kombëtare të mëdha evropiane, si Gjermania, Italia, Franca, Kroacia, Spanja, Holanda, Poprtugalia dhe Danimarka, do të zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e kthimit çerekfinale. Të katër super sfidat zhvillohen me orar të njëjtë me fillim nga ora 20:45.

Gjermania ka bërë hap të madh, pasi ka triumfuar 2-1 në transfertë ndaj Italisë dhe synon që me një rezultat pozitiv të kaloj në gjysmëfinale.

Fitore të madhe në ndeshjen e parë ka arritur edhe Kroacia që ka mposhtur 2-0 Francën, ndërsa Danimarka triumfoi 1-0 ndaj Portugalisë.

Ndeshje spektakolare do të jetë edhe ajo mes Spanjës dhe Holandës, ku ndeshja e parë u mbyll në barazim 2-2.

Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i duelit Gjermani/Itali me atë të duelit Danimarkë/Portugali dhe fituesit e duelit Spanjë/Holandë me atë Francë/Kroaci.

Ndeshjet e sotme:

20:45: Franca - Kroacia (0-2)
20:45: Spanja - Holanda (2-2)
20:45: Gjermania - Italia (2-1)
20:45: Portugalia - Danimarka (0-1)

Nations League/ Sot verdiktet e sfidave të kthimit për “Final

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll