Sport

Koeman vlerëson lojtarin e ri: "A më ngjan Huijsen? Po, për shkak të së flokëve..."

“Ai zgjodhi Spanjën, kjo është e drejta e tij, por ne kemi edhe qendërmbrojtës të tjerë shumë, shumë të mire”.

23 Mars 2025, 08:30 Nga DOSJA
Koeman vlerëson lojtarin e ri: "A më ngjan Huijsen? Po, për

SPANJE - Ronald Koeman, trajneri i Holandës, foli në një konferencë për shtyp për të diskutuar sfidën kundër Spanjës, e vlefshme për ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Në lojë nuk është vetëm një vend në gjysmëfinale të turneut, por edhe fati i tyre në kualifikueset e Kupës së Botës: fituesi do të përfundojë në grup me Turqinë, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë; dhe nëse humbet me Poloninë, Finlandën, Lituaninë dhe Maltën.

Koeman për Huijsen, i cili zgjodhi kombëtaren spanjole…
Ai është një lojtar që debutoi me Spanjën për një arsye, pavarësisht se ishte ende i ri. Ai ka një histori të shkëlqyer në Angli. Ai ka një të ardhme të madhe. Ai zgjodhi Spanjën, kjo është e drejta e tij, por ne kemi edhe qendërmbrojtës të tjerë shumë, shumë të mirë.

A më ngjan ai? Sa për ngjyrën e flokëve... është më i hollë se unë. Shpresoj që ai të shënojë të njëjtat gola që shënova unë. Por ai është shumë i mirë dhe në moshën e tij debutoi me kombëtaren spanjole dhe e bëri me personalitet”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll