Sport

Bento do të mbrojë portën e Brazilit...

Për shkak të një dëmtimi në kokë, portierë Alisson Beker është jashtë skuadrës

23 Mars 2025, 09:30 Nga DOSJA
Bento do të mbrojë portën e Brazilit...

BRAZIL - Bento pritet të jetë në portë për Brazilin në ndeshjen kundër Argjentinës, të planifikuar për të martën në Buenos Aires.

Portieri i Al Nassr do të zëvendësojë Alisson Beker, i cili është jashtë fushës, pasi pësoi tronditje pas një përplasjeje në kokë në përballjen e së premtes me Kolumbinë. Protokolli i Conmebol kërkon që ai të ndalojë për 5 ditë!

"Kur je fëmijë, ëndërron të luash në një ndeshje Brazil-Argjentinë. Një fëmijë brazilian mendon ta bëjë atë në Maracanã, por Monumental është gjithashtu legjendar. Unë nuk jam nervoz, jam përgatitur në të njëjtën mënyrë që kur isha nën 15 vjeç", thotë Bento.

Weverton, João Gomes, Beraldo dhe Éderson u bashkuan me Canarinha në Brasília, duke zëvendësuar Alisson, Gabriel, Bruno Guimarães dhe Gerson të padisponueshëm për ndeshjen ndaj Argjentinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll