Sport

Kupa e Botës 2026/ Maqedonia fiton pastër 3-0 ndaj Lihtenshtejnit…

Ndërkohë Uellsi kundër Kazakistanit sonte do të përfundojnë ndeshjen e tyre të parë të grupit “J”

22 Mars 2025, 17:53 Nga DOSJA

Kupa e Botës 2026/ Maqedonia fiton pastër 3-0 ndaj

LIHTENSHTEJN - Fitore e pastër e Maqedonisë së Veriut kundër Lihtenshtejnit, në një ndeshje të vlefshme për ditën e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në Vaduz, ndeshja përfundoi me rezultatin e pastër 0-3 me Trajkovskin (7’) që hapi ndeshjen, për t’u pasuar edhe nga golat Visar Musliut (42’) dhe Miovskit (84’), që vulosi fitoren 3-0.

Ndërkohë Uellsi kundër Kazakistanit do të përballen sonte midis tyre. po për grupin “J”. Sakaq Belgjika nuk do të hyjë në skenë deri në qershor, pasi aktualisht është e përfshirë në UEFA Nations League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll