Bota

Mbytet anija me emigrantë në Greqi/ Tre të mitur në gjendje kritike, një burrë u gjet pa ndjenja, nisin kërkimet me helikopter, 19 persona në pranga

Ata janë identifikuar dhe po transportohen për në spital në Agia Marina, Leros.

22 Mars 2025, 22:58 Nga N.F
Mbytet anija me emigrantë në Greqi/ Tre të mitur në gjendje
Foto ilustruese

GREQI- Një varke me emigrantë të paligjshëm është mbytyr mbrëmjen e së shtunës në Farmakonisi të Greqisë. Mediat greke raportojnë se deri më tani janë arrestuar 19 të huaj.

Më tej bëhet me dije se nga kjo ngjarje janë gjetur një person pa ndjenja dhe tre të mitur në gjendje kritike për jetën. Ata janë identifikuar dhe po transportohen për në spital në Agia Marina, Leros. Në vendngjarje po operojnë tre mjete të Gardës Bregdetare, ndërsa në kërkim është nisur edhe një helikopter. 

mbytet anija me emigrantë në greqi

Sondazh

Poll