Bota

VIDEO/ Tensione në protestë, policia shtyn qytetarët që protestojnë në mbështetje të Imamoglut jashtë gjykatës

Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua të mërkurën për korrupsion dhe mbështetje të një organizate terroriste, mbërriti sot pasdite në gjykatë për t'u paraqitur para prokurorit - Një mur mbrojtjeje nga 5000 oficerë policie, topa uji dhe dronë

22 Mars 2025, 21:27 Nga A.Ll
VIDEO/ Tensione në protestë, policia shtyn qytetarët që
Perplasjet ne protestat ne Stamboll

STAMBOLL - Atmosfera është e tensionuar jashtë gjykatës së Stambollit ku qindra mbështetës të Ekrem Imamoglu janë mbledhur dhe po brohorasin në favor të kryebashkiakut të Stambollit, me forcat e policisë që i shtyjnë ata.

Pavarësisht ndalimit të tubimeve, i cili u zgjat deri më 27 mars, mbështetësit e Imamoglu qëndrojnë jashtë gjykatës, ndërsa procedurat me 34 hetuesit dhe 91 të pandehurit (përfshi Imamoglun) pritet të zgjasin gjithë natën.

Kujtohet se forcat e policisë e kanë kthyer pallatin në një fortesë pasi janë përforcuar me  5000 kolegë të tyre  nga krahina të tjera të vendit. Policia ka vendosur edhe topa uji dhe ka ngritur në ajër dhjetëra dronë.

ekrem imamoglu stamboll protestat

Sondazh

Poll