Bota

VIDEO/ Radhë kilometrike në Stamboll për të mbështetur Imamoglun, mbi 380 arrestime në një ditë

Gjykata e rrethuar nga mbi 5000 policë, kryebashkiaku mohon akuzat

22 Mars 2025, 18:17 Nga A.Ll
VIDEO/ Radhë kilometrike në Stamboll për të mbështetur
Pamje nga radhet e njerezve para Gjykates se Stambollit

Mijëra qytetarë kanë krijuar radhë deri në 15 kilometra, teksa janë grumbulluar para Gjykatës së Lartë të Stambollit për të mbështetur kryebashkiakun Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në paraburgim prej katër ditësh.

Forcat e policisë kanë marrë masa të rrepta sigurie duke rrethuar pallatin e drejtësisë me mbi 5000 efektivë të sjellë nga rajone të ndryshme të vendit.

Imamoglu, i cili është nën hetim për akuza që lidhen me krijimin e një organizate kriminale, pastrim parash dhe lidhje me grupe terroriste, ka mohuar të gjitha pretendimet, duke i cilësuar ato si shpifje. Ai pritet të dëgjojë vendimin e gjykatës, ndërsa gjasat për lirimin e tij janë të pakta.

Nëse dënimi i tij zyrtarizohet, nuk përjashtohet që reagimet publike të intensifikohen më tej, pasi opinioni në Stamboll dhe në qendrat kryesore urbane të Turqisë vijon të jetë i tronditur nga arrestimi i tij.

Deri tani, mbi 380 persona janë arrestuar gjatë protestave që kanë shpërthyer në disa qytete të mëdha të vendit.

ekrem imamoglu gjykata e larte e stambollit radhet e protestuesve stamboll turqi

Sondazh

Poll