Bota

FOTO+VIDEO/ Fiken dritat në Akropolis dhe në Bashkinë e Athinës, shkak ndërgjegjësimi në "Orën e Tokës"

Kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas pak para ndërprerjes së energjisë elektrike u shpreh se është Ora e Tokës dhe se po kontribuojnë në përpjekjet për të reduktuar ndotësit e për ta bërë planetin tonë më të gjelbër.

22 Mars 2025, 21:51 Nga N.F
FOTO+VIDEO/ Fiken dritat në Akropolis dhe në Bashkinë
Akropolis

ATHINA- Dritat në monumentin Akropolis dhe në Bashkinë e Athinës u fikën mbrëmjen e sotme për të nderuar “Orën e Tokës ”. Në aksionin e fikjes së dritave mori pjesë edhe Bashkia e Athinës e cila ktheu në errësirë sheshin Kotzia, bashkisë në rrugën Liosion, bashkisë në rrugën Patision, Technopolis, tregut komunal të Kypselit dhe Muzeut Maria Callas.

Kryebashkiaku i Athinës, Haris Doukas pak para ndërprerjes së energjisë elektrike u shpreh se është Ora e Tokës dhe se po kontribuojnë në përpjekjet për të reduktuar ndotësit e për ta bërë planetin tonë më të gjelbër.

 

Disa të rinj, dhe jo vetëm, ishin mbledhur në kodrën Philopappos dhe kodrën Lycabettus për të parë ndërprerjen e energjisë elektrike. Lëvizja Ora e Tokës është një iniciativë globale, e nisur nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF) në vitin 2007, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet që lidhen me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

akropolis athine

Sondazh

Poll