Politike

"Momenti i vetëm kur mendova të dorëzohem ishte thirrja e foltores", Berisha: Do të nis së shpejti kërkesën dhe lobimin për heqjen “non grata”

Ai gjithashtu ka folur edhe për momentin që ka dashur të dorëzohet gjatë karrierës së tij politike. Sipas tij ky moment ka qenë kur ka thirrur Foltoren, pikëtakimin me demokratët pas shpalljes së tij ”Non grata” nga SHBA.

22 Mars 2025, 18:03 Nga N.F
"Momenti i vetëm kur mendova të dorëzohem ishte thirrja e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar se nuk ka nisur lobimin për heqjen “non grata” pasi pret të kryhen ndryshimet në administratën e re amerikane. Berisha i pyetur në emisionin “Kjo javë”, përgënjeshtroi lajmet për një udhëtim drejt SHBA ndërsa theksoi se nuk ka asgjë të re në këtë moment.

Ai gjithashtu ka folur edhe për momentin që ka dashur të dorëzohet gjatë karrierës së tij politike. Sipas tij ky moment ka qenë kur ka thirrur Foltoren, pikëtakimin me demokratët pas shpalljes së tij ”Non grata” nga SHBA.

“Më pyetën të afërmit po sikur të mos vijnë. Kisha 8 vite shkëputje, ka patur një moment të vetëm por më pas u përgjigja se dhe sikur 8 të vinin, unë do të nisja betejën me ta. Pastaj aty erdhën qindra dhe kështu e nisëm”, tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll