Politike

Rama: Vota për mua dhe PS-në është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian!

Ai gjithmonë në fjalimet e tij ka vendosur theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndërsa ka shtuar se këtë hap të rëndësishëm mund ta çojë përpara vetëm ai dhe PS-ja.

22 Mars 2025, 15:28 Nga N.F
Rama: Vota për mua dhe PS-në është çelësi
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një postim të publikuar së fundmi në "Facebook" u ka bërë thirrje ndjekëse të tij që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë numrin 5. Rama shkruan se vota për PS është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Evropian. 

Ai gjithmonë në fjalimet e tij ka vendosur theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndërsa ka shtuar se këtë hap të rëndësishëm mund ta çojë përpara vetëm ai dhe PS-ja. Rama shtoi se duke votuar atë dhe PS do të mbyllen negociatat deri në vitin 2027 ashtu siç është dakordësuar në planin me Brukselin.

"Voto 5. Vota për mua dhe PS është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat në 2027, sipas planit të dakordësuar me Brukselin," shkruan Rama.

Rama: Vota për mua dhe PS-në është çelësi

be edi rama

Sondazh

Poll