Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kam gjetur entuziazëm te shqiptarët jashtë atdheut, atmosferë që nuk e shihja prej 1990!

Lideri i opozitës veçoi edhe takimin me simpatizantët në Shkodër ku prezantoi kandidatët e opozitës për deputetë.

22 Mars 2025, 17:22 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kam gjetur entuziazëm te shqiptarët
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për përgatitjet e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, tha se sheh entuziazëm te shqiptarët e diasporës dhe ata brenda vendit. Lideri i opozitës veçoi edhe takimin me simpatizantët në Shkodër ku prezantoi kandidatët e opozitës për deputetë.

“Kam gjetur entuziazëm te shqiptarët jashtë atdheut, atmosferë që nuk e shihja prej 1990. Unë do ta cilësoja këtë atmosferë të pashembullt që nga 1992, të tillë atmosferë shpërthyese, optimizëm dhe entuziazëm që kam gjetur të shqiptarët jashtë vendit dhe qytetarët e Shkodrës së fundit që nuk i kam përjetuar që prej 1992.  Një atmosferë optimiste dhe vendosmëri e madhe për të ndarë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe që është narkodiktatura, nga ky regjim që po i varfëron dhe largon shqiptarët”, u shpreh kreu i PD.

sali berisha

Sondazh

Poll